130 bimë narkotike kanabisi dhe 770 fidanë në 9 kubikë kanë gjetur në fshatin Verion në Krujë gjatë një aksioni të policisë ditën e djeshme. Një person është arrestuar dhe kryeplaku i fshatit është në hetim.
Burime nga policia bëjnë me dije se, në pranga është vënë Shefqet Disha, 55 vjeç, banues në fshatin Verion, Nikël dhe ka nisur hetimi në gjendje të lirë për kryeplakun Haxhi Doku, 70 vjeç, banues në Verion.
Lënda narkotike u gjet në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Nikël, në vendin e quajtur “Lapare” në Verion.
Në një sipërfaqe tokë e pyllëzuar, u gjetën të mbjella 130 bimë narkotike dhe 770 fidanë në 9 kubikë të llojit kanabis.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...