Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Dajç të Shkodrës.
Mësohet se i pajetë ka mbetur një 46-vjeçar me iniciale R.R. Ende nuk dihet asgjë rreth shkaqeve dhe dinamikës së krimit, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë./TCH
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...