Studentja 22-vjeçare, Ilaria Sula e cila kishte humbur prej ditësh është gjetur e vrarë në një zonë të pyllëzuar në periferi të Romës.
Trupi i saj është gjetur i copëtuar dhe i vendosur në një valixhe. Sipas mediave italiane 22-vjeçarja shqiptare e cila rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit, dyshohet se është vrarë nga ish-i dashuri i saj filipinas.
Viktima është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fund të një shkëmbi pranë Komunës së Poli, brenda një valixheje të madhe.
Autoritetet italiane po hetojnë rreth historisë që 22-vjeçarja ka pasur me një djalë me origjinë nga Filipinet
Ilaria Sula studionte në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza në Romë dhe ishte zhdukur më 25 mars nga zona Furio Camillos ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.
Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar mbi fatin e 22-vjeçares, të cilët kanë bërë denoncim për zhdukjen e saj në stacionin e policisë në San Lorenzo, e cila ka nisur hetimet ku u gjet edhe trupi i saj i hedhur në një zonë të pyllëzuar dhe i futur në një valixhe.
/rtsh.al/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...