Katër persona, të cilët janë të parregullt në vendet e BE-së, kanë zgjedhur të kalojnë kufirin shqiptar përmes portit të Durrësit duke u fshehur mes konfeksioneve dhe makinerive në një kamion.
“Janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar”, thotë policia e Durrësit. .
Policia arrestoi shoferin e kamionit, Mariglen Mema 24 vjeç nga Shijaku dhe Altin Hajdini 29 vjeç, nga Durrësi. Ndërkohë në trajler janë gjetur H.L. 32 vjeç, V.M. 34 vjeç, dhe F.V. 28 vjeç.
“Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, vijon policia.



Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...