Dy persona janë gjetur pa shenja në banesat e tyre, në Vlorë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se bëhet fjalë për një 58 vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe për një 90-vjeçar që dyshohet të jetë vetëvarur.
Ndërkohë grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë -Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
-Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur.
Grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve./Euronews.al/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...