Gjuhë raciste ka përdorur gazetari grek Nikos Evangelatos ndaj shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.
Teksa flet për një ngjarje ku një shqiptar është arrestuar nga policia me arme zjarri, gazetari tha se kjo është krejt e zakonshme për sa kohë ai është shqiptar.
Kjo deklaratë e tij provokoi zemërimin e ndjekësve të tij në rrjetet sociale duke e akuzuar atë për racizëm, dhe të qenit paragjykues ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Gjatë leximit të raporteve të policisë, në të cilin shfaqej edhe një shqiptar i kapur me armë, gazetari u shpreh se “kjo është krejt e zakonshme që kapet me armë përderisa ai është shqiptar”.
Ai u ndesh me furinë e komenteve të ndjekësve të tij, edhe pse më koti ai nxitoi të justifikonte deklaratën e tij, duke argumentuar se nuk ishte një koment nacionalist dhe racist, shkruajnë mediat greke.
Megjithatë, ndjekësit e tij nuk e përtypën dot përtypën dot dhe e kritikuan gazetarin me postimet e tyre në rrjetet sociale./opinion/
https://twitter.com/mixalis44424132/status/1480674292933267468?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480674292933267468%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D889371
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit