Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ndalimit të shtetasit L.G., drejtuesi i një automjeti të markës “BMW”, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës pasi është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kishte kryer manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Durrës duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.
Shtetasi është identifikuar dhe bllokuar nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe është ndëshkuar me masë administrative 40,000 lekë [325 euro].
Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me gjoba prej 40.000 lekësh edhe 14 drejtues mjetesh të tjerë që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.
“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, ka shtuar policia./arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin