Fushata elektorale për zgjedhjet vendore mbyllet të premten në mbrëmje në të gjithë Shqipërinë, për t’i hapur rrugën ditës së votimeve të dielën, më 21 qershor.
Forcat politike që konkurrojnë në garën elektorale të këtij viti përgjatë 30 ditëve të fushatës, gjatë takimeve me zgjedhësit, shpalosën programet dhe alternativat e tyre për qeverisjen vendore gjatë katër viteve në vazhdim.
Dy forcat kryesore politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pritet të finalizojnë pasditen e të premtes mbylljen zyrtare të fushatës me mitingje respektive.
Mbyllja e fushatës, që sipas Kodit Zgjedhor, përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve, ia lë vendin të shtunën heshtjes zgjedhore.
“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 62 subjekte zgjedhorë, 57 prej të cilëve te grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, që përfshin 37 parti, dhe një i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti.
Për kryetarët e rinj të 61 bashkive janë thirrur të votojnë 3.382.295 zgjedhës, mbi 143 mijë prej tyre, votues për herë të parë.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...