Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
FSHF shpreh mirënjohjen për profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit në menaxhimin e flukseve të tifozëve, që mundësoi zhvillimin e një ndeshjeje të sigurt dhe të qetë, në përputhje me standardet më të larta të organizimit.
Më poshtë letra e falënderimit dërguar Policisë së Shtetit:
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të thella për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Shtetit dhe të gjitha strukturat e saj në kuadër të organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi.
Kjo ndeshje përbënte një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket aspektit të sigurisë dhe menaxhimit të flukseve të tifozëve, e cila u përballua me përkushtim dhe kompetencë të lartë nga të gjitha strukturat e angazhuara: Policia e Rendit, Policia Rrugore, forcat RENEA, Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturat inteligjente e ato mbështetëse.
Puna juaj dhe e trupave nën drejtimin tuaj garantoi zhvillimin e një eventi të sigurt, dinjitoz dhe të suksesshëm, duke treguar edhe një herë rolin thelbësor të Policisë së Shtetit në mbështetje të ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.
Federata Shqiptare e Futbollit e konsideron Policinë e Shtetitnjë partner strategjik dhe të pazëvendësueshëm në organizimin e aktiviteteve futbollistike, dhe mbetet gjithmonë e gatshme të thellojë bashkëpunimin institucional në frymën e respektit të ndërsjellë dhe objektivave të përbashkëta.
Ju falënderojmë edhe një herë për kontributin tuaj të vyer dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj të rëndësishëm.”
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...