Pas lënies së detyrës Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm do të ruhen nga Garda e Republikës për 2 vite.
Bëhet fjalë për një ndryshim në vendimin e vitit 2007 “Për përcaktimin e personaliteteve të tjera të larta shtetërore të vendit, që do të ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë edhe pas lirimit nga funksioni”.
Ndryshimet erdhën në bazë të analizës së informacionit kriminal dhe riskut, të cilat janë vlerësuar në shkallë të lartë rreziku.
Vendimi i mëparshëm parashikon që Ministri i Brendshëm dhe Prokurori i Përgjithshëm të ruhen dhe mbrohen me shoqërim nga oficerë dhe nënoficerë deri në dy muaj pas lirimit nga detyra.
Por qeveria i ka ndryshuar afatet, duke bërë që këto dy personalitete të ruhen deri në dy vite. Në këtë mënyrë deri në vitin 2019 ish ministri i Brendshëm Tahiri dhe pasuesi i tij pasi të lërë detyrën do ketë eskortë personale, e cila do garantojë sigurinë e tij, raporton “BalkanWeb”.
Vendimi vlen dhe për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ky vendim qeverie vjen në një kohë kur Tahiri dhe Llalla kanë marrë disa herë kërcënime të drejtpërdrejta.
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...