Forca Ajrore shqiptare i është përgjigjur një thirrjeje urgjente për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova që ishte pickuar nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm, në Tropojë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, në një terren të vështirë malor, në shtegun midis Currajve të Poshtëm dhe Currajve të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.
Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, Forca Ajrore shqiptare u bashkua me autoritetet vendore për realizimin e operacionit të shpëtimit ajror.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, i plagosuri u transportua me helikopter drejt spitalit të Bajram Currit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar./euronwews.al
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...