“E shndërruar në një qendër për Europën, Tirana është duke përjetuar apoteozën e saj të shkëlqimit nën patronazhit e kryebashkiakut të ri në moshë, Erjon Veliaj”.
Kështu shkruan revista prestigjioze në mbarë botën “Forbes” e cila i ka dedikuar një reportazh të gjatë kryeqytetit shqiptar dhe turizmit mjekësor gjithmonë e më prezent në vendin tone.
“Forbes” shkruan se vendet e saj tërheqëse, hotelet dhe resortet e luksit po tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen e turistëve dhe investitorëve, në kërkim të argëtimit apo mundësive për t’u pasuruar. Revista e njohur në gjithë botën shkruan se Tirana është simbol i pakontensuar i një Shqipërie të re, një toke sharmante, e një historie dhe kulture ende të papushtuar nga turizmi masiv.
Përmes këtij reportazhi, revista ndërkombëtare zgjerohet në arsyet përse duhet të vizitohet Shqipëria, duke theksuar se Tirana është vlerësuar së fundmi si destinacioni i nëntë më i sigurt në botë dhe midis tre më të sigurtëve në Europë.
Reportazhi i rrjetit gjigand, i specializuar në çështjet ekonomike, thellohet gjithashtu në arsyet përse sot Shqipëria “sharmante”, është një vend ideal jo vetëm për t’u vizituar, por edhe për të investuar.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...