Një ngjarje e rëndë e ndodhur në mjediset e Spitalit të Fierit ka tronditur qytetin jugor.
Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.
Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë. Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. I dyshuari ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës./sotnews/

Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë