6 mijë qytetarë kanë zbarkuar në portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit.
Fluksi i lëvizjeve pritet të rritet ditët në vazhdim dhe policia kufitare ka marrë masa me shtimin e sporteleve. Si çdo vit tjetër emigrantët kthehen në atdhe për pushimet verore.
Ditët e para të Gushtit kanë rikthyer fluksin e udhëtarëve në portin e Durrësit. Katër tragete mbërritën në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar. Ato ishin nisur nga portet e Barit dhe Ankonës duke sjellë në Shqipëri 6.000 pasagjerë dhe rreth 2.500 automjete.
Shumica prej tyre janë emigrantë të cilët kthehen në atdhe për pushimet e verës. Ditët në vazhdim parashikohet që një numër më i madh qytetarësh do të zbarkojnë në portin e Durrësit.
Sipas Policisë Kufitare gjatë muajit Korrik nëpërmjet këtij porti kanë hyrë në vendin tonë 85.065 shtetas në total. Në lidhje me lëvizjet me destinacion vendin fqinj italine, muajin që kaloi kanë udhëtuar 32.439 pasagjerë .
Autoriteti portual në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe degën e doganës kanë marrë masa për shtimin e sporteleve në mënyrë që të përballohet sa më mirë fluksi i lëvizjeve në port./abcnews.al
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...