Një masiv shkëmbor ka rënë nga mali në vendin e quajtur Knallë në Shëngjini dhe ka goditur një autobus me punëtorë që po kalonte në rrugën automobilistike.
Dy punëtore që udhëtonin mjetin janë plagosur dhe janë dërguar me shpejtësi në spital. Njera prej tyre në Qendrën e Traumës Tiranë dhe tjetra në spitalin e Lezhës.
Nga rrëshqitja ka marrë dëmtim pjesa e pasme e autobusit. Gjatë natës në zonë ka pasur reshje të shumta shiu. Duke folur për ‘’Fax News’’, drejtuesi i mjetit u shpreh se ky është një aks problematik, dhe se nevojitet që të vendoset një rrjet, pasi terreni ka vazhdimisht rrëshqitje. Sipas tij fatmirësisht gurët kanë prekur pjesën fundore të autobusit, pasi pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Në mjet në momentet kur kanë rënë gurët kanë qenë rreth 50 persona.

Një prej vajzave të aksidentuara është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë një mjekim më të specializuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se : Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.
Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës