Pasi helmuan prinderit e tyre, grabiten kursimet dhe i vune flaken shtepise. Dy motra te familjes Kajtazi ne Durres, njera 14 vjece dhe tjetra 18 vjece kane tronditur opinionin durrsak.
Pas largimit te tyre nga ne drejtim te paditur, familja e denoncoi te zhdukura. Por pas tre ore kerkimi policia zbuloi se dy vajzat per dy dite me rradhe kishin kryer nje sere krimesh. Ne fillim ato kishin helmuar ushqimin e prinderve te cilet perfunduan ne spital. Kohen kur burre e grua Hiqmet dhe Anila Kajtazi sebashku me vazjen e tyre te madhe merrnin mjekim ne Tirane, diten tjeter shtepia e tyre u perfshi nga flaket.
Zjarrfikset mundesuan shuarjen e zjarrit dhe per pasoje u dogjen vetem orendite. Por dy motrat kishim mundur te gjenin kursimet e familjes, mbi 4 milion lekë te vjetra dhe 800 euro dhe pasi vodhën dhe 4 celularë u larguan nga shtepia.
I ati i vajzave tha se dyshonte që ato mund të jenë gënjyer në rrjetet sociale. I zhgënjyer ai tha se në polici i kishin thënë: “Mos u mërzit se do të kthehen kur t’ju mbarojnë lekët”. Policia i ka shpallur ne kerkim Orialda dhe Klodi Kajtazin per tre vepra penale, ate te helmimit te familjes, djegjes dhe grabitjes.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...