Fitër Bajrami në Elbasan, mbi 10 mijë besimtarë dalin në shesh për faljen e namazit

09:10 | 20 Mars 2026
E.K

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, mbi 10 mijë besimtarë myslimanë në Elbasan kryen ritin e faljes së Fitër Bajramit. Që në orët e para të ditës, qytetarë të të gjitha moshave iu drejtuan sheshit, duke e kthyer këtë moment në një manifestim të rëndësishëm besimi dhe bashkimi.

Gjatë ligjëratës, u përcollën mesazhe për paqe, solidaritet dhe më shumë kujdes ndaj atyre që janë në nevojë.

Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale, duke uruar që kjo festë të sjellë më shumë mëshirë, begati dhe harmoni në çdo familje, si dhe që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe sakrificat.

Fitër Bajrami, që shënon fundin e një muaji sakrifice dhe përkushtimi, solli edhe këtë vit në Elbasan një atmosferë gëzimi, reflektimi dhe bashkimi mes besimtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale