Një festë me fishekzjarrë kanë shkaktuar ndezjen e në zjarri në malet e Dhërmiut gjatë mesnatës. Zjarri ka rënë rreth orës 00.10 dhe janë dashur mbi 3 orë punë nga forcat zjarrfikëse të Himarës për të vënën nën kontroll flakët dhe sharjen e tyre.
Zjarri ishte shumë pranë një resorit turistik në malet e Dhërmiut, por fatmirësisht flakët nuk kanë prekur objektin por kanë djegur një sipërfaqe shkurresh në zonë.
Sipas zjarrfikësve shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ndezja e fishekzjarrëve nga një agjenci eventesh.
Për shuarjen e flakëve u angazhua zjarrfikësja e Himarës dhe zjarrfikëset e stacionuara pranë tunelit të Llogarasë.
Policia e Himarës shoqëroi 3 persona si shkaktar të flakëve që mbërthyen gjatë natës malin e Dhërmiut mbi një prej resorteve luksoze. /rtsh.al/
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...