Korça, një prej prodhuesve më të mëdhenj të mollës në vend për të disatin vit radhazi ka organizuar festën e mollës.
Promovimi i këtij prodhimi, sidomos në zonën e Dvoranit, por edhe fshatrat e tjerë ka bërë që sezoni i vjeljes së mollës të kthehet edhe në një festë. Pas vjeljes simbolike të mollëve nga fëmijët, festa është përcjellë edhe përmes një panairi ku janë ekspozuar varietetet e ndryshme të mollës si edhe aktivitetet festive.
Për fermerët e Korçës, prodhimi i mollës është një traditë pas së cilës qëndron një punë dhe përkushtim i madh, ndërsa kultivimi i mollës favorizohet edhe nga klima e përshtatshme.
Festa e mollë.s për të disatin vit radhazi synon jo vetëm promovimin e këtij produkti por vjen edhe si një aktivitet festiv për turistët dhe vizitorët që zgjedhin Korçën.
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima