Një azilkërkues shqiptar në Britani është shpallur në kërkim nga policia pas arratisjes së tij nga kampi ku e kishin grumbulluar bashkë me të tjerë persona pa dokumente.
25-vjeçari Guxim Imerio është zhdukur pa lënë gjurmë prej disa ditësh dhe policia lokale e Lanarkshire ka nxjerrë një njoftim për të gjitha ata që e shohin.
Për të thuhet se ka trup mesatar, mund të jetë i parruar dhe se nuk flet mirë anglisht. Por Daily Mail ka vënë re diçka interesante që ka të bëjë me reagimin e vajzave britanike pasi kanë parë foton e shqiptarit.
Kanë qenë të shumta ato që u është dukur simpatik dhe janë ofruar për ta marrë në shtëpitë e tyre. “E mbaj unë për një natë” – shkruan njëra. Një tjetër është më e drejtpërdrejtë: “Hajde të mami të të ngroh!”


Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje