Fëmijë të prindërve që kanë emigruar vite më parë e më pas u është dashur të rikthehen në Shqipëri kanë mbetur pa shtetësi, pasi ata nuk figurojnë të regjistruar në zyrat e gjendjeve civile.
Në një studim të bërë nga UNHCR vetëm për katër muaj janë identifikuar 1431 persona.
Sipas statistikave të UNHCER dhe mbi 90% e tyre janë fëmijë dhe se prindërit e tyre kanë deklaruar emër tjetër në shtetin ku kishin emigruar.
“Në vendin ku kanë emigruar kanë dhënë të dhëna të tjera dhe në zyrat e gjendjeve civile këtu nuk figurojnë ose ka shtetas që kanë dhënë emër tjetër dhe në letrat zyrtare kanë emër tjetër . U duhet të hapin gjyq që kërkon shpenzime kohe. Kështu që fëmijët kanë mbetur pa regjistruar”, tha Pablo Zapata, përfaqësues i UNHCR Shqipëri.
Por këta fëmijë janë në risk kundrejt të gjitha formave të abuzimit dhe diskriminimit, pasi nuk gëzojnë të drejtat e tyre.
“Pa shtetësi është si fantazmë. Nuk mund të regjistrohen në shkollë në shërbime publike”, tha përfaqësuesi i UNHCR.
Një numër i madh shqiptarësh pa shtetësi është konstatuar në Greqi, Gjermani dhe Angli. Por sipas përfaqësuesit të UNHCR, ka nisur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe organizatat joqeveritare për të mundësuar asistencë ligjore falas, në mënyrë që lehtësohen procedurat për regjistrimin e fëmijëve të emigrantëve të kthyer e që u duhet të vërtetojnë atësinë apo mëmësinë e tyre në gjykatë./top channel
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...