Google ADS

Falsifikonte etiketat e produkteve të skaduara, arrestohet administratorja e firmës “Infood"

09:06 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme administratoren e firmës “Infood” për falsifikim të etiketave të produkteve ushqimore.

Bëhet me dije se arrestimi i shtetases Anxhelina Kukaj, me detyrë administratore e firmës “Infood”, është bërë sot nga forcat e komisariatit nr.5 të policisë së Tiranës, në një aksion të përbashkët me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Nga kontrolli i AKU-së rezultoi se produktet pa afat rihidheshin në treg, duke iu ndryshuar data e skadimit nëpërmjet etiketave të reja.

Gjatë këtij aksioni në këtë firmë janë sekuestruar edhe produkte që iu ndërrohej data e skadimit.

Fabrika “Infood” ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, 5 km në perëndim të qytetit të Tiranës dhe merret kryesisht me tregtimin dhe transportin e produkteve ushqimore.

Shpërndaje në rrjete sociale