Forca Ajrore përmes ekuipazhit të helikopterit Cougar evakuoi këtë të diel 15 persona në fshatrat Thesh e Shalë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre ishin dy persona të sëmurë, problematika e të cilëve u konstatua pak minuta përpara nisjes së helikopterit nga Farka.
15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër. Helikopteri Cougar u nis drejt Thethit dhe Shalës pas kërkesës së prefektit të Shkodrës, pasi me gjithë përpjekjet ndërhyrja nga toka ishte e pamundur.
Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se në rajonin e Gjirokastrës gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Përmirësim i situatës së rrugëve paraqitet edhe në veri, por për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Në disa akse rekomandohen zinxhirët./tvklan.al
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...