Organizata europiane për Ruajtjen e Natyrës “Euro Natur” shprehu shqetësimin se “zona e Vjosë-Nartës në Shqipëri, njohur për shumëllojshmërinë e shpendëve dhe lagunat, përballet me kërcënime serioze nga ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”.
Në një raport mbi biodiversitetin në Ballkanin Perëndimor të sapopublikuar “Euro Natur”që është bërë pjesë e një rrjeti me disa organizata shqiptare për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri thotë se “ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesë e një vizioni të gjerë për ta shndërruar këtë strehë të pasur me biodiversitet në një qendër turizmi dhe infrastrukture, kërcënon të shuhen zërat e gjallë të lagunës”.
“Rivlerësimi i zonave të mbrojtura nga qeveria për të lehtësuar projektin e aeroportit ka përjashtuar 310 hektarë habitat të rëndësishëm në jug të vendit, duke shqetësuar ambientalistët”, thuhet në raportin e organizatës.
Sipas autoriteteve shqiptare Aeroporti i Vlorës do përfundojë punimet brenda këtij viti dhe do të jetë operacional verën e vitit 2025.
Por si dëshmojnë pamjet me dron të filmuara nga Zëri i Amerikës këto ditë, punimet e deritanishme janë larg pritshmërisë që aeroporti të përfundojë brenda këtij viti.
Autoritete shqiptare shpërfillën një kërkesë të Konventës së Bernës, shtatorin e vitit të shkuar, që të ndërpriteshin punimet për Aeroportin, derisa të zhvillohej një Vlerësim i ri i Ndikimit në Mjedis.
Disa organizata mjedisore po zhvillojnë një betejë gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës ku kanë paditur një seri institucionesh qeveritare për procedurat e ndjekura për projektin e ndërtimit të aeroportit dhe fillimin e punimeve.
Qeveria shqiptare ka deklaruar nga ana e saj se aeroporti përbën një rëndësi parësore për zhvillimin turistik të këtij rajoni dhe zona e Akërnisë, ku po ndërtohet, përfshin një sipërfaqe e cila gjatë periudhës së komunizmit shërbente për uljen e avionëve ushtarakë./voa/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi