Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është përfshirë në sherrin mes PS dhe LSI të këtyre dy ditëve të fundit.
Në një status në facebook, Braçe thotë se deputetët e LSI kanë vetëm llafe dhe nuk dinë të bëjnë asnjë punë.
Braçe i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të LSI Petrit Vasili që tha dje se e mbajnë fjalën për respektimin e koalicionit.
Për Braçe, kjo nuk mjafton por duhet akoma më shumë punë dhe të mos merren me llafe. Sulme dhe kritika u bënë edhe nga Lefter Koka, Vangjel Tavo e Luan Rama.
Reagimi i Erion Braçes:
Une mendoj se,Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund! Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!

Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...