Zv. kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se nëse do të kthehen lojërat e fatit në vend do të largohet nga qeveria.
Në nje intervistë ne emisionin “Përballë”, Braçe deklaroi se qeveria nuk ka asnjë diskutim për hapjen e basteve ndërsa theksoi se ligji i vitit 2018 që lejon kazinotë por jo lojërat e fatit vijon të jetë në fuqi.
“Qeveria nuk ka asnjë diskutim për të hapur bastet. Ligji i 2018 është në fuqi dhe lejon kazinotë dhe jo lojërat e fatit.
Kemi lejuar që këto kazino te jenë në hotele me 5 yje. Ligji i 2018 ka lënë vetëm këtë me kërkesë të ministrit të Ekonomisë së asaj kohe.
Vetëm këtu. Nuk di unë që qeveria të ketë diskutuar për këtë pikë. Nuk ka më kthim prapa. Sepse nëse do ketë kthim prapa unë nuk jam më në qeveri.
Nuk i fal ata për atë shqetësim që më shkaktuan mua kur isha në Komisionin e Ekonomisë. Zonjat qëndruan deri në fund pavarësisht kërcënimeve”, u shpreh Braçe./lajmiifundit/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja