Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një zë të fortë në mbështetje të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin e Engel ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë.
Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkroi Presidenti.
Ish-kongresmeni Eliot Engel ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai përfaqësoi për më shumë se tre dekada shtetin e Nju Jorkut në Kongresin amerikan, duke qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të çështjes shqiptare në SHBA.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...