Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Bruksel, ku një emigrant shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Molenbeek, ku 38-vjeçari u ekzekutua me 8 plumba duke mbetur i vdekur në vend. Në vendngjarje prokuroria kërkoi ekspertë të balistikës dhe mjekë ligjorë.
“Ka patur të shtëna në afërsi të bulevardit Mettewie. Një person ka mbetur i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1982. Prokuroria ka kërkuar një ekspert balistik dhe një mjek ligjor”, është shprehur zëdhënësja e prokurorisë Sarah Durant.
Dyshohet se i ndjeri ishte emigrant ilegal në Belgjikë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës dhe motivet e atentatit./TCH
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...