Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando ka falënderuar autoritetet shqiptare për aprovimin dhe më pas ekstradimin e Nazer Seitit drejt shtetit fqinj, ku po hetohet si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut.
Ekstradimi i Nezar Seitit drejt Italisë u zhvillua në një kohë kur ai konsiderohej si një dëshmitar kyç në Shqipëri për dosjen Habilaj-Tahiri.
“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar Nazer Seiti, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare. Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës Europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007. Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”, thuhet në reagimin e ministrit italian./Top Channel
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...