Edhe pse tashmë sezoni turistik ka nisur, revista amerikane i sugjeron turistëve që ende nuk kanë vendosur ku të pushojnë këtë verë që të eksplorojnë Shqipërinë. Në revistën amerikane “Wyandottedaily” e dedikuar për turizmin rekomandohen 7 destinacione që nuk duhet të lihen pa vizituar në vendin tonë. I pari në listë është Syri i Kaltër i cili vlerësohet mahnitës.
Sipas revistës amerikane Syri i Kaltër është një burim i pastër kristal , duke formuar një pellg me ujëra të gjallë bruz. Ndërsa rrethohet nga bimësia e gjelbër duke krijuar një mjedis të qetë dhe piktoresk. Një tjetër ndalesë që nuk duhet humbur janë edhe rrënojat e Butrintit që ofrojnë një vështrim në historinë magjepsëse dhe kulturat e ndryshme që kanë formësuar Shqipërinë.
Një tjetër qytet me histori që rekomandohet është edhe Berati. Po ashtu një destinacion i mrekullueshëm konsiderohen edhe alpet. Revista amerikane sugjeron Luginën e Valbonës e cila mbetet e pacenuar dhe krenohet me majat e larta, pyjet e harlisur dhe ujëvarat. Një tjetër perlë e Alpeve shqiptare vlerësohet edhe lumi Shalës.
Ndërkohë një ndalesë mbreslënëse përcaktojnë edhe plazhet në Sarandë për të gjithë ata që preferojnë detin e diellin. Nuk mbetet pas edhe kryeqyteti një ndalesë që nuk duhet humbur. Por përtej destinacioneve të veçanta kur bëhet fjalë për akomodimin, Shqipëria ofron një sërë opsionesh që i përshtaten nevojave dhe buxhetit të gjithkujt ndërsa ofron larmishmëri të kuzhinës./abcnews.al
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...