Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se ditën e sotme është vizituar nga Mark Gjonaj, këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me të kanë ardhur edhe shtatë ekspertë nga Amerika të cilët do të bëjnë inspektimin e shkollave pas tërmetit në Shqipëri.
Njoftimi i plotë i Metës
Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.
Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2646849228694667
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...