Edi Rama pritet me ceremoni zyrtare nga homologu kroat

14:01 | 2 Tetor 2023
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë të nivelit të lartë në Kroaci.

Kreu i qeverisë u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Andrej Plenković.

Pas ekzekutimit të himneve të dy vendeve, dy kryeministrat vijuan takimin kokë më kokë në ambientet e brendshme të qeverisë kroate.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm, mes dy vendeve. Në këtë vizitë numri një i qeverisë shoqërohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Albana Koçiu./tch