Bashkëpunimi me galerinë ‘Sociéte’ të Berlinit për të promovuar artin e tij ka ngjallur interes të shtuar te mediat gjermane për të mësuar më shumë rreth artistit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në një artikull të gjatë me titullin “Politika nuk është art”, e përditshmja Frankfurter Allgemeine i bën një përshkrim të detajuar jetës artistike dhe politike të Ramës, që nga studimet e larta, përfshirja në politikë e deri te krijimet e tij artistike në pikturë dhe skulpturë me qeramikë.
“Më në fund, ai u ngrit në krye të qeverisë dhe u konfirmua në detyrë për herë të katërt vitin e kaluar, me një shumicë absolute të Partisë së tij Socialiste. Rama polarizon: Kritikët e akuzojnë për tendenca autoritare; mbështetësit e shohin si një kozmopolit ambicioz që dëshiron ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”.
Autori i artikullit, Georg Imdahl, i cili thotë se zhvilloi një bisedë të gjatë me kryeministrin e Shqipërisë në Zoom për të mësuar më shumë për jetën e tij, evidenton faktin se Rama filloi të vizatonte gjatë takimeve të gjata politike, thjesht e vetëm për të mbajtur mendjen të përqendruar.
“Vizatimet e tij nuk ishin menduar për shitje në fillim. Ai nuk i duronte dot takimet e gjata si politikan. Ashtu siç të tjerët shkruajnë ndërsa flasin në telefon, Rama filloi të vizatonte në takime. Ky aktivitet, siç e ka zbuluar dikur një studim shkencor, rrit vëmendjen”.
Më tej në artikull nënvizohet se nga një pasion i vjetër, aktiviteti i Ramës në art, sidomos në skulpturë, është kthyer tashmë në një gjë që ai e praktikon çdo fundjavë në studion e një miku të tij. Por pavarësisht se angazhimi i tij në art mbetet në plan të dytë, autori nënvizon se krijimet e Ramës janë të kërkuara, madje duke iu referuar deklarimeve të pronarit të Société të Berlinit, sjell për herë të parë edhe vlerën me të cilën ato janë nxjerrë në shitje. Ai përmend rreth 3,800 euro për vizatime, rreth 35,000 euro për skulptura dhe deri në 50,000 euro për instalime me letër-muri.
Por a kombinohen arti dhe politika në mendimin e Ramës? Vetë kryeministri tregon për Georg Imdahl se ia ka bërë shpesh herë këtë pyetje vetes, por përgjigja është jo.
“Politika është luftë, duhet të merresh me njerëz të pandjeshëm, duhet të mbijetosh. Arti, nga ana tjetër, është lutje, mundësi për t’u qetësuar. Pa politikë, ai nuk do të kishte vizatuar aq shumë, sepse nuk e sheh veten si artist të vetëm në izolimin e studios”.
Frankfurter zbulon se në maj të këtij viti, në Gallery Weekend në Berlin, Société do t’i kushtojë një ekspozitë personale skulpturave të tij.
Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të I...
AME njofton për stabilizim të situatës: Niveli i ujit në lum...
Vërshimet nga reshjet e shiut, Idrizi: Ndërhyrjet në lumenj ...
Syla: Fundi i gjykimit të madh, s’kemi shumë shpresë për laj...
Arrestohet një person për grabitje në një villë në Qagllavic...
Avdullah Hoti kandidat serioz për kryetar të LDK-së, mbështe...