Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se pse e dëshiron edhe mandatin e tretë. Sipas tij, duhet të vazhdohet puna në mënyrë që avazi i vjetër i shkatërrimit mos të rinisë nga e para.
“Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013”.
“Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë”.
“Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin