Lajmi se Kryeministri Edi Rama është përzgjedhur si një nga liderët politikë më të pashëm në botë ne një klasifikimin të bërë nga Hottest Heads of State e ka ekzaltuar tepër stafin e News24.
Fakti se kryeministri shqiptar renditet në vendin e 22, tetë pozicione më larg se Presidenti i SHBA Barack Obama e ka bërë këtë televizion të montojë një kronikë ku Rama shpallet (për inat të Merkelit që se pranoi në Tiranë si lider të ballkanit), lider i bukurisë në rajon.
Sipas News24 Rama lë shumë më pas homologun e tij serb. E gjithë kjo kronikë shoqërohet me kolonën zanore “bello e imposibile”.
Në fakt Rama ka mposhtur të gjithë konkurrentët e tij në rajon, ku në rivalin e tij më të madh homologun malazez Milo Gjukanoviç, e ka lënë pas me 18 pozicione. Ndërsa kryeministrat e Kosovës Isa Mustafa dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk janë përfshirë fare në klasifikim. Po ashtu as Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk gjendet fare në këtë listë prej 197 liderësh botërorë.
Ndërkohë Presidentja kroate Kolinda GrabarKitaroviq është renditur në vendin e nëntë. Sakaq, edhe Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjendet në këtë listë, duke zënë vendin e e 112 të. Në vendin e parë të udhëheqësve me të pashëm është Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbret i Butanit. Ai pasohet nga presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe mbret spanjoll Felipe VI.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...