Të rinjtë e FRPD-së kanë vijuar sot protestën para ministrisë së Brendshme.
Ata kërkuan edhe një herë sot dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia, ndërkohë u shprehën të vendosur për të vijuar protestën edhe pas procedimeve.
Në fjalën e mbajtur kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh: “E rëndësishme është që ne jemi të vendosur dhe jemi këtu. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu deri në momentin që Edi Rama, Fatmir Xhafa largohen një herë e përgjithmonë për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë”.
Ndërkohë që falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen, ai shtoi se “do të jenë më të motivuar për të protestuar pas procedimeve”. Protestuesit thërrasin në kor fjalët: “Turp për Fatmir Xhafën! Turp për Edi Ramën! Qeveri e krimit” apo “Edi Rama ka mbaru ka mbaru ka mbaru!”.
Protesta vjen në një ditë kur Policia e Tiranës kallëzoi në Prokurori Belind Këlliçin, aktivistin Aulon Kalaja, dhe disa të rinj të tjerë të FRPD-së./shekulli
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1898169490234223/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...