Kundërshtarët e saj vazhdojnë ta qëllojnë me goditje nën brez elisa Spiropalin. Këtë radhë ka qenë zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi që i ka përmendur asaj “dritat e kuqe”.
Pasi Spiropali reagoi ndaj kthimit të ligjit për koncesionet prej Ilir Metës blushi shkroi në Facebokun e tij:” Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.”
Edhe më parë përfaqësues të PD dhe LSI-së kanë përdorur argumenta ekstra politikë në luftën ndaj ministres. Sa herë që ajo i ka kundërshtuar në publik ata i janë përgjigjur me aludime për afera seksuale, për prishje familjesh dhe për shtrëngimin e ushkurit të pantallonave.
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...