Pas një jave kërkimesh në Klos, janë gjetur kocka të trupit të të riut i cili mbeti i bllokuar nën masivin e dheut.
Në Qafën e Burrelit vijuan kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të Kromit.
Trupi i 28 vjeçarit Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 maj, ku forca të shumta erdhën në ndihmesë të kërkimit të trupit të tij. Në operacionin kompleks u përfshin Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Grupet e kërkim shpëtimit iu bashkuan edhe forcat e Kosovës. Në rrethana të paqarta, gjatë kohës kur i riu po punonte me eskavator në fabrikën e kromit në Klos, rezervuari u ça duke bërë të mundur vërshimin e ujit dhe inerteve. Rrëshqitja e ndodhur përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa të vlerësuara rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme./ abcnews.al
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës