Me tone të ashpra nga çadra ku prej 6 ditësh po proteston së bashku me militantë të djathtë dhe deputetë të opozitës, ish kryeministri Sali Berisdha nuk ka kursyer as sot akuzat e rënda nga eurodeputetit Knut Flenkestein, i cili një ditë më parë i bëri thirrje për dialog politik dhe lënien mënjanë të ‘përrallave me Soros’.
Berisha i kujtoi eurodeputetit se reforma në drejtësi u tentua të manipulohej nga Edi Rama dhe Soros me pjesën e përkthimit, teksa shkoi edhe më tej duke thënë se kushtetuta u shndërrua një prostitutë. “Flinkestein tha se Berisha po tregon përralla me Soros. Unë kam një këshillë për të: nëse Soros ka besim te ty, ti mos ki besim te Soros dhe kjo do të shërbejë gjithë jetën.
Në këtë ndërtesë krahas kryemafiozit është edhe mafiozi i ardhur nga Italia, sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore. Kushtetuta përcakton që marrëveshjet ndërkombëtare miratohen nga Parlamenti. i them mikut tim (Flenkestein), çfarë bënë? Falsifikimin e turpshëm nëpërmjet përkthimit. Filloi menjëherë operacioni duke e shndërruar kushtetutën e Shqipërisë njëherë në kushtetutë, njëherë, të më falin zonjat dhe zonjushat, e shndërruan në prostitutë siç u intereson atyre. i bëj thirrje Parlamentit Europian të hetojnë këto akte të shëmtuara falsifikimesh. Në këtë mënyrë nuk bëhet reformë por punohet për destabilizimin e vendit”, tha Berisha.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...