Ndonëse banorët e Selenicës e përshkruanin Ritvanin si person problematik, madje disa të tjerë shpreheshin se ai qëllonte edhe me armë, nga ana e Policisë nuk rezulton që ai të ketë pasur precedentë të mëparshëm penalë.
“Mund të ketë qenë i shoqëruar, por asnjëherë në hetim apo i ndaluar nga ana e Policisë”, u shpreh një burim nga Policia e Vlorës për “Panorama”.
Ndërsa e vetmja shkelje që ka kryer, rezulton në shtetin grek.
Mësohet se në maj të vitit 2013, autoritetet greke e kanë kthyer në Shqipëri, duke i ndaluar futjen në territorin e Greqisë, pasi kishte thyer lejen e qëndrimit.
Por Ritvani kishte tentuar të udhëtonte sërish drejt Greqisë dhjetorin e po atij viti dhe ishte kthyer mbrapsht nga pala greke.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...