Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para.
Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të pushojnë, dhe të shijojnë ditët e para të Vitit të Ri 2020, punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.
Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe punës së tyre të palodhur, rrugët e kryeqytetit janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janarit, ndonëse moti është i ftohtë.
Mijëra qytetarë pritën në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkaq, fshati i festave i organizuar në shesh vijon të jetë më i frekuentuari./TCH
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...