Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur sot boksierin e mirënjohur, Florian Markun, në zyrën e tij.
Të enjten MArku do të ndeshet në “Air Albania” me meksikanin Miguel Parra Ramirez, ku synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC.
Rama në rrjetin social Facebook e ka postuar një video, ku shihet së bashku me Markun duke shkëmbyer dhurata.
Ai ka treguar se të enjten fizikisht nuk do të jetë në Tiranë, por u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përcjellin ndeshjen.
“O me meksikanin, o me Florianin”, dëgjohet duke thënë kryeministri shqiptar, gjë që e bën boksierin të qesh.
Kujtojmë se Florian Marku sot gjatë ditës është pritur në takim edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi./arbresh.info/
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...