“Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë…”
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot se Shqipëria ka bërë rezervim të vaksinës kundër Covid-19, por nuk dha asnjë të dhënë se për cilën.
Duke komentuar dhe zërat se vaksina kundër virusit do ketë çipe, apo teoritë e tjera konspirative që po qarkullojnë, Rama tha se këto janë deklarata të një fantazie të çmendur.
“Kemi rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektet e gripit të stinës se mesa edhe unë që jam komplet jashtë kësaj fushe kam mësuar si të tjerët që një trup më vunerabël e merr goditjen më të fortë, vunerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm Covidin.
Kemi bërë dhe një rezervim për vaksinën kur të dalë. E kjo është histori më vete që do e shohim si do vijojë, pa llogaritur këta që flasin për cipa që do ju fusin në trup që janë pjesë e një fantazie të cmendur”.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran