“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alarmoi policinë në Vlorë

22:33 | 1 Prill 2026
E.H

Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka thënë fjalët “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes, në zonën e Lungomares.

Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.

Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit. Policia është duke vijuar hetimet./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale