Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën qëndore e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Fillimi i javës, 20 maj 2019, moti do të jetë vranësira mesatare der itë dendura të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi të izoluara në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 9/18°C
Zonat e ulëta 13/22°C
Zonat bregdetare 14/21°C
Kosova për ditën e hënë dt 20 Maj 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu në formën e rrebesheve. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C në mëngjes deri në 21°C gradë Celcius në mesditë.
E martë, 21 maj 2019
E martë, 21 maj 2019, moti do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/21°C
Zonat e ulëta 13/24°C
Zonat bregdetare 14/23°C
Sot nis fushata e katërt zgjedhore për vitin 2025, Elezi tre...
Presidenti Trump urdhëron bllokadë totale të cisternave të n...
Në Bruksel mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani ...
Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të ...
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër sot lëshohet për qarkullim
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë