Një fëmijë një vjeç e gjysmë dyshohet se ka konsumuar gabimisht metadon.
I mituri, djali i një italiani dhe një nëne shqiptare ndodhej me pushime në Delvinë kur është paraqitur në urgjencë pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur.
Për rrjedhojë ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Nga deklarimet e prindërve, dyshohet se vogëlushi ka konsumuar gabimisht ‘Metadon” që e përdor daja i tij, ndoshta për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve nga spitali, fëmija është në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet./abcnews.al
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...