SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Kavajës, me fokus hetimin e dyshimeve për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Në qendër të hetimeve ndodhet ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i cili akuzohet për përfshirje në blerje votash në mbështetje të kushëririt të tij, Elton Rroshi, kandidat për koalicionin PD-ADSHM.
Në kuadër të këtij operacioni janë kontrolluar disa banesa dhe ambiente private, përfshirë pronat e Elvis Rroshit, ku janë sekuestruar telefoni i tij celular, fatura, kuponë karburanti, si dhe lista me të dhëna zgjedhësish. Kontrollet janë shtrirë edhe ndaj katër personave të tjerë: Orges dhe Mirel Sinella, Tak Rroshi dhe Tauland Hasa. Policia konfirmoi sekuestrimin e pajisjeve të tjera si DVR, celularë dhe një armë manovër.
Gjithçka nisi pas ndalimit të një gruaje më 11 maj, Xhuli Duda, e cila u kap në momentin që po takonte Elvis Rroshin. Ajo mbante me vete një listë me emra që dyshohet të jenë përdorur për qëllime zgjedhore. Hetimet e nisura atë ditë janë thelluar nën drejtimin e prokurorit të SPAK-ut, Ervin Kondili.
Elvis Rroshi ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar se në mitingun elektoral të opozitës kishte veshur kapuç për shkak të motit, jo për të fshehur identitetin. Ndërkohë, SPAK vijon hetimet për të zbardhur tërësisht dinamikën dhe përmasat e këtij rasti të dyshuar si korrupsion elektoral.
/rtsh.al/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë