Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Como nga policia italiane në kuadër të një operacioni anti-drogë.
Të dy 28-vjeçarët me inicialet G.O dhe H.R janë me precedent penalë. Hetimet ndaj tyre nisën në muajin shkurt pas arrestimit të një përdoruesi droge, shtetas italian, i cili blinte drogën nga dy shqiptarët.
Dy të fundit vepronin dhe në territorin zviceran dhe konsideroheshin si profesionistë të vërtetë në këtë fushë. Gjatë arrestimit atyre iu sekuestruan gjysmë kilogrami kokainë dhe 50 mijë euro cash.
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...
Haxhiu: Kosova e ka të qartë destinacionin euroatlantik
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...