Dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e së dielës në qytetin e Sarandës, rreth orës 20:55.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Plazhi i Ri”, ku qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura.
Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Si rezultat i veprimeve janë kapur në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për përdorimin e lëndëve piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi.
Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K., 17 vjeç, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi. Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet proceduriale./tch
Kombëtarja e Kosovës merr mirënjohje presidenciale nga Osman...
Vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Gjirin...
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...