Vlora është tronditur dy herë gjatë mbrëmjes ku dy shpërthime tritoli kanë pasuar njëra-tjetrën.
Ngjarja e parë është shënuar në lagjen “Kushtrimi” përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të një pallati, në sheshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata, 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale. 28-vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën.
E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton e paskeduar më parë nga policia.
Në harkun kohor të 45 min, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Karabash”, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.
Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjatke. Pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person./TCH
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...